Tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme nuk e paralajmëron fillimin e një Lufte të re të Ftohtë, por “është e turpshme”, tha ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.

“Nuk mendoj se bëhet fjalë për një Luftë të re të Ftohtë. Por, një epokë e re ka nisur. Është karakteristikë e epokës së re, në të cilën SHBA-ja po thyen sistemin ndërkombëtar të kontrollit të armëve dhe sistemin që i frenon armët strategjike sulmuese. Është turp”, tha Lavrov gjatë një vizite në Bishkek.

Ai tha se Rusia do të përdorë mjete ushtarake dhe teknike për t’iu përgjigjur kërcënimeve që paraqet tërheqja e SHBA-së nga traktati.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb