MOSKË

Rusia tha se përfaqësuesit e saj ushtarakë në Idlib janë në kontakt të vazhdueshëm me homologët e tyre turq për zhvillimet në terren në provincën veriperëndimore të Sirisë.

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov u tha gazetarëve në Mynih të Gjermanisë se Moska do të organizojë një raund të ri bisedimesh midis “delegacioneve ndërdikasteriale” të Rusisë dhe Turqisë, me shpresë të de-eskalimit të tensioneve.

“Të gjitha faktet janë në tryezë. Përfaqësuesit ushtarakë të Federatës Ruse dhe të Turqisë, të cilët janë në terren në Siri, në provincën e Idlibit, ekzaminojnë ndryshime të situatës dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me njëri-tjetrin”, tha ai.

Ai tha se ushtarakët e të dy palëve kanë mirëkuptim të plotë, duke shtuar: “Shpresoj që ata të kenë ide që do të na lejojnë të de-eskalojmë këtë situatë, duke u bazuar në marrëveshjet që janë arritur midis presidentëve të Rusisë dhe Turqisë”.

Në shtator të vitit 2018, Turqia dhe Rusia u dakorduan ta kthejnë Idlibin në një zonë de-eskalimi në të cilën aktet e agresionit janë të ndaluara.

Por, më shumë se 1.800 civilë u vranë në sulmet nga regjimi dhe forcat ruse që nga ajo kohë, duke shkelur si armëpushimin e vitit 2018 ashtu edhe një të ri që filloi më 12 janar.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb