Në kulmin e diskutimit, kur Premier League po bëhet gati të vendos datat finale se kur do të nis stërvitjet në grup dhe futbollin e luajtur, Sergio Aguerio del kundër rrymës me një deklaratë të fortë: “Pjesa më e madhe e lojtarëve kanë frikë të rikthehen të luajnë, kanë fëmijë dhe familje”, u shpreh sulmuesi i Man.City për “El Chiringuito”, deklaratë e cila po bën bujë në mediat britanike:

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Nëse dikush sëmuret do të themi, çfarë po ndodh këtu?, vijon më tej Aguero: “Jam mbyllur në shtëpi sëbashku me bashkëshorten. Ka shumë persona të cilët janë të prekur por nuk kanë simptoma por mund ta transmetojnë. Un gjithashtu mund ta kem por nuk kam simptoma. Kur të rikthehemi në fushë lojtarët do të jenë nervoz dhe shumë të kujdesshëm. Shpresa e vetme është që të gjendet një vaksinë dhe e gjitha kjo të përfundoj”, u shpreh sulmuesi i Man.City duke shprehur frikë dhe skepticizëm për rifillimin e sezonit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb