Në ditën e prezantimit të Lionel Messit, PSG merr edhe një lajm jo ë mirë. Sergio Ramos ka një dëmtim muskulor që nuk e lejon të stërvitet me vazhdimësi dhe nuk dihet me saktësi ende sa do të mungojë.

Sipas Le Parisien dhe Canal Plus, ky dëmtim mund ta mbajë jashtë për dy muaj Ramos-in. Deri tani, klubi ka bërë të ditur vetëm se ish-ylli i Real, përveç ndeshjes hapëse të Ligue 1 kundër Troyes, nuk do të jetë në fushë as për ndeshjen e parë në “Parc de Prince” që do të zhvillohet të shtunën kundër Strasbourg.

Ramos deklaronte kohë më parë se do dëshironte që Messi të vinte te PSG, por tani që kjo dëshirë u bë realitet, nuk do të ketë mundësinë të luajë përkrah tij. Ku i dihet, mbase debutojnë të dy më 29 gusht…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb