Sergio Ramos vazhdon të forcojë pozitat e tij në historinë e Real Madrid. Me przencën e tij kundër Osasuna të luajtur të dielën dhe të fituar 4-1 nga “los blancos”, mbrojtësi regjistroi ndeshjen e tij të 440 me skuadrën madrilene në La Liga. Një arritje mbreslënëse, që e vendos atë në vendin e pestë të klasifikimit të lojtarëve me më shumë ndeshje të luajtura me Real Madrid në kampionatin elitar të futbollit spanjoll.

Sergio Ramos
Sergio Ramos

Ai kaloi Fernando Hierro, ndërsa përpara tij janë emra të mëdhenj të historisë së klubit madrilen si Santillana, Iker Casillas, Sanchis dhe Raul, që ka edhe rekordin absolut me 550 ndeshje. Jo vetëm kaq. Sergio Ramos mund të krenohet edhe me golat, që nuk janë një karakteristikë dalluese për lojtarët e tjerë që kanë të njëjtin rol në fushë.

Sergio Ramos
Sergio Ramos

Megjithëse një mbrojtës, kapiteni madrilen realizoi të dielën golin e 63-të me Real Madrid. Me të vërtetë shumë, por Sergio Ramos nuk ka ndërmend të ndalet këtu. Tashmë 33 vjeç, ai i ka të gjitha mundësitë të vazhdojë të vendosë të tjera rekorde me Realin e Madridit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb