Reali Madridit hedh një tjetër hap të sigurtë drejt titullit kampion në La Liga. Skuadra e Zinedine Zidane kaloi transfertën më të vështirë të mbetut në këtë fund sezoni, duke mundur 1-0 Athletic Bilbao. Njeriu i triumfit për madrilenët ishte Sergio Ramos, kapiteni i kthyer në një goleador në këtë kampionat.

Mbrojtësi ekzekutoi saktë 11-metërshin e minutës së 79-të, duke vulosur edhe fitoren e Real Madrid. Me këtë sukses, “los blancos” thellojnë në shtatë pikë diferencën me Barcelonën, e cila do të luajë sfidën e saj në mbrëmje kundër Villareal.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: