Alvaro Morata e ka të qartë në kokë vendimin e tij sa i takon të ardhmes dhe këtë duket se jua ka shprehur edhe shokëve të skuadrës te Real Madrid.

Spanjolli është i pakënaqur me minutazhin e ofruar nga Zinedin Zidan dhe kjo është një arsye shumë e fortë për Morata-n për t’u larguar për herë të dytë nga “Los Blancos”. Këtë e thotë Sergio Ramos që në një intervistë për madrilenen “AS” ka rrëfyer situatën e dy yjeve të klubit, Ronaldo-s dhe Morata-s.

“Janë futbollist të mëdhenj dhe uroj të luajë me ta edhe për shumë vjet. Rasti i Ronaldo është ndryshe nga ai i Morata, që mendoj se kërkon më shumë haprisë dhe dëshiron të largohet për të qenë titullar. Po përpiqet të largohet dhe të shohin se çfarë do të ndodhë. Marrëdhënia ime me Ronaldo ka qenë gjithmonë e mirë. Kam biseduar me të dhe them që është shumë i qetë,” – përfundoi Ramos.

Kujtojmë se për shërbimet e Morata-s janë të interesuara një sërë ekipesh ku në “pole position” qëndron Manchester United, pas nuk mbeten as Chelsea e Milan. Por për këdo që tenton të firmosë me sulmuesin Real Madrid nuk negocion nën 70 mln euro.


(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb