Tërmete të njëpasnjëshme toke janë regjistruar në Serbi. Lëkundjet kanë nisur që nga nata te brendshme deri në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.

Siç raportojnë mediat serbe, pas një sërë tërmetesh në rajonin e Mlladenovcit dhe dy tërmeteve që ndodhën mbrëmë dhe mëngjesin e sotëm në afërsi të
Kragujevcit, një tjetër është regjistruar pak minuta më parë në afërsi të Topulës.

Sipas të dhënave të Institutit Sizmologjik të Serbisë, tërmeti i fundit ka qenë me magnitudë 1.7 të shkallës Rihter dhe ka ndodhur në orën 08:58.

Ndërkohë tërmeti më i fuqishëm në këto orë, u ndje në Kragujevc dhe ishte me magnitudë 4.1.
Sizmologia serbe, Slavica Radovanoviq tha sot se aktivitete të tilla sizmike pritet të ketë ende.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: