Atalanta pas asaj humbjeje turpëruese javën e kaluar kundër Interit 7-1 është rikthyer tek fitoret dhe këtë e ka bërë me një rezultat bindës. Bergameskët kanë shënuar tre gola për tre pikë në takimin kundër Peskarës.

All Goals HD – Atalanta 3-0 Pescara – 30.11.2016 by BundesVideo
Ndonëse për miqtë për shumë minuta ishte i aktivizuar edhe kapiten Memushaj, sërish nuk mundën të linin gjurmë duke sigluar humbjen e 4 radhazi. Në krahun tjetër, Etrit Berisha nuk ka qenë i përzgjedhur për t’a nisur takimin si titullar dhe për këtë arsye i ka ndjekur 90 minutat nga stoli.

Një sfidë tjetër e Seria A e luajtur në orën 15:00 ishte edhe Kaljari-Lacio, takim që përfundoi me shifra të paprekura, 0-0. Miqtë nga kryeqyteti nuk kanë arritur të marrin pikët e plota në një transfertë që në dukje ishte e lehtë, por ndryshe rezultoi në fushë.

Pavarësisht kësaj, një lajm i mirë për këtë ndeshje ishte se edhe pas rikthimit të Marchetti-t, për Lacion i preferuar për të mbrojtur katërkëndorin e portës për të disatën herë radhazi është zgjedhur Strakosha.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb