Një fundjavë e tmerrshme për Etrit Berishën. Atalanta, surpriza e këtij sezoni në Seria A është dërmuar nga Interi që në “Guizeppe Meazza” ka mposhtur bergameskët me rezultatin e thellë 7-1.

Për zikaltërit shënuan “tripletë” kapiteni Mauro Icardi dhe argjentinasi Ever Banega, ndërsa Cagliardini vulosi shifrat. Goli i vetëm nga Atalanta u shënua nga Freuler. Interi pas kësaj fitoreje tenistike renditet përkohësisht në vendin e katërt në pritje të Lacios që luan ndeshjen e saj nesër kundër Torinos.

Napoli po ashtu ka mposhtur pa probleme 3-0 Krotonen. Të besuarit e Sarri-t siguruan trepikët falë një dy golëshi të Insigne dhe rrjete të Mertens. Pas javës së 28-të, Napoli merr vendin e dytë pasi ka grumbulluar 60 pikë, 1 më shumë se Roma që luan në orën 20:45 sfidën e saj kundër Palermos.

All Goals & Highlights HD – Napoli 3-0 Crotone… by Video-04
Për 90-të minuta luajti edhe mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj.

Peskara e Memushajt nuk gjen paqe dhe siguron humbjen e rradhës. Delfinët janë mposhtur në shtëpi nga Udineze me rezultatin 1-3. Zeman i konfirmuar si numri 1 i pankinës së Peskarës dy javë më parë duket se e ka të pamundur të bëj diçka që sezonin tjetër skuadra të mos militojë në Seria B.

Muntari Amazing Goal – Pescara vs Udinese 1-3… by bamixos
Skuadra e Memushajt renditet në vendin e fundit me vetëm 12 pikë të grumbulluara, 10 më pak se pozocioni i fundit që të mban në elitën e futbollit italian.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb