Interi i Piolit nuk ndalet dhe sot ka arritur të siguroi fitoren e 6-të rradhazi në kampionat. Ndonëse me vështirësi, zikaltërit kanë mundur në shtëpi Palermon me rezultatin 0-1.

Zikaltërve u ka mjaftuar goli i shënuar në pjesën e dytë nga Zhoao Mario për të hedhur një hap të rëndësishëm në renditjen e kampionatit italian, pasi ka kaluar rivalët e Milanit duke u pozicionuar ne vendin e 5-të në renditje, ndërsa ka synime të qarta për më lart, zonën e Ligës së Kampioneve.

Duhet kujtuar që Inter që nga sezoni 2010-2011 nuk kishte fituar në fushën e Palermos.

Ndër futbollistët e kombëtares shqiptare, i vetmi i lumtur nga ndeshjet e sotme ishte Frederik Veseli, i aktivizuar në pjesën e dytë të ndeshjes që Empoli fitoi me rezultatin 1-0 ndaj Udinezes, duke u larguar edhe më shumë nga zona e ftohtë e klasifikimit. Mbrojtësi shqiptar dha asistin për golin e fitores të skuadrës së tij.

Ledian Memushaj e nisi ndeshjen mes Peskarës dhe Sasuolos nga stoli dhe u aktivizua në pjesën e dytë të takimit. Ai fitoi penallti në minutat e fundit të ndeshjes, por nuk mori përsipër të gjuante vetë nga pika e bardhë. Duket se penalltitë janë një problem i madh te kjo skuadër, pasi ashtu si futbollisti shqiptar, edhe ai që e zëvendësoi, Biragi, shpërdori gjuajtjen e tij dhe mundësinë për të rihapur ndeshjen që Peskara e humbi me shifrat 3-1.

Në ndeshjet e tjera, duhet theksuar edhe paraqitja e shkëlqyer e radhës për Blerim Xhemajlin, i cili i dhuroi fitoren Bolonjas me dy golat e tij.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb