Një gol i Lautaro Martinez ka rikthyer përsëri buzëqeshjen në shtëpinë e Interit, duke i dhënë fund serisë prej dy humbjesh radhazi që kishin tronditur ndjeshëm pankinën e Luçiano Spaletit. Argjentinasi ishte vendimtar, edhe pse si zëvendësues, duke ndihmuar skuadrën të merrte tre pikët përballë Parmës, ekipit që kishte ndalur Juventusin në javën e kaluar. Në një ndeshje shumë të luftuar, ata që iu afruan më shumë golit në pjesën e parë ishin pikërisht vendasit, me Zhervinjon i cili pas një aksioni individual spektakolar iu afrua shumë rrjetës duke goditur traversën. Por në pjesën e dytë Interi reagoi dhe e kërkoi më me ngulm golin dhe me një i tillë iu anulua nga VAR. Por, zikaltërit nuk u dorëzuan dhe e gjetën golin me Martinez në minutën e 79. “El Toro” shënoi vetëm 3 minuta pasi kishte hyrë në fushën e lojës. Me këtë gol Interi rezistoi deri në fundin e ndeshjes dhe kështu shkëputet nga grupi i skuadrave që e ndiqnin rrezikshëm duke vënë në diskutim edhe vendin e tretë në renditjen e Serisë A. (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb