Milani ka arritur të ndalë Napolin në një barazim pa gola në takimin e vlefshëm për javën e 21 të Serisë A italiane. Të dyja skuadrat kërkuan me ngulm golin, por asnjëra nuk arriti që të konkretizojë rastet e dhëna duke dalë nga ky takim me nga 1 pikë. Gatuso e la në stol pjesën e parë të ndeshjes sulmuesin polak Kristzof Piatek, të afruar vetëm pak ditë më parë te Milani, por debutimi i tij me fanellën kuqezi erdhi në pjesën e dytë duke zënë vendin e Kutrones. Nga ana tjetër, Elseid Hysaj e ndoqi këtë takim nga stoli, duke mos luajtur për asnjë minutë. Pjesa e parë ishte disi e barabartë me raste nga të dyja skuadrat, ndërkohë që në të dytën napolitanët kanë qenë më dominues duke e kërkuar golin më me ngulm. Në minutën e 93 Ruiz la Napolin me 10 futbollistë pasi u ndëshkua me kartonin ne dytë të verdhë. (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb