Kryendeshja e javës së dhjetë në Serie A ishte padiskutim ajo mes Napolit dhe Romës, një ndeshje e cila mund të fitohej nga të dyja skuadrat. Ançeloti aktivizoi nga minuta e parë Elseid Hysajn, mbrojtësin shqiptar që më në fund luajti në rolin e tij natyral, në të djathtë të mbrojtjes. Gjithsesi, shqiptari ishte zhgënjyes dhe fajtor te pësimi i golit, që u shënua në minutën e 14-të nga Stefan El Sharaui. Ky gol i ish-futbollistit të Milanit ishte thuajse vendimtar, por në minutat e fundit Mertens barazoi, pas një pjesë të dytë shumë të mirë nga Napoli. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Hysajn, i cili u zëvendësua në pjesën e dytë, në minutën e 70-të. Në vend të tij u aktivizua francezi Makuit, i cili bëri një ndeshje të mirë. Të dyja skuadrat ndajnë nga një pikë dhe Napoli humbet disi kontaktin me Juventusin në krye të renditjes. (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb