ITALI

Napoli po tregon një formë të papërmbajteshme teksa fiton për të disatën herë me rezultat të thellë e bindës.

Kësaj radhe viktimë e napolitanëve ishte Sampdoria. 4-0 fituan të besuarit e Spalletit në transfertën xhenoveze. Dy gola i shënoi Osmineh ndërsa të tjerët Zielinski dhe Ruiz.

Ndërkaq, Roma është rikthyer tek fitoret. Tammy Abraham ka bërë ‘heroin’ kësaj radhe tek kryeqytetasit për t’i dhuruar tre pikët me golin e vetëm të sfidës.

Lazio nga ana tjetër ka evituar humbjen në Torino. Golit të Pjacës iu përgjigj Immobile në minutat e fundit që të dyja ekipet të dalin me nga 1 pikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb