“Seria A” startoi fundjavën e kaluar dhe në aspektin e rezultateve nuk pati surpriza pasi skuadrat e cilësuar si favorite korrën fitoren e parë. Një lajm i mirë vjen nga vetë federata e cila bën me dije se java e parë e kampionatit për sezonin 2017-2018 është mbyllur me bilanc pozitiv ne krahasim me sezonin e kaluar për numrin e spektatoreve dhe telespektatorëve.

Në njoftim thuhej, ndeshjet e javës së parë janë ndjekur në stadiume nga 223 mijë spektatorë (me një mesatare për ndeshje prej 22.317 vetë), kur një vit më parë ndeshjet janë ndjekur nga 218.620 spektatore, me një mesatare prej 21.862 për ndeshje.

Rekordi është regjistruar në ndeshjen Inter-Fiorentina (51.752 spektatore).

Rritje ka patur edhe numri i telespektatorëve në TV, nga e shtuna në të dielë. “Seria A” është ndjekur në TV nga 5.7 milionë telespektatorë (5.768.860 në total), kundrejt 5.661.284 në sezonin e kaluar.

Ndeshjet me të shikuara në “Sky” e “Premium”: Juventus-Kaljari (1.310.681, telespektatorë), ndjekur nga Atalanta-Roma (1.295.302) e Hellas Verona-Napoli (1.131.066).

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: