Ky është 67-vjeçari Bruce McArthur, i cili u arrestua një vit më parë për vrasjen e dy burrave. Teksa çështja u hetua më në thellësi, policia ngriti akuza kundër tij edhe për gjashtë raste të tjera.

Toronto Serial Killer (1)
Toronto Serial Killer (1)

Shumica e viktimave të MacArthur lidhen me të famshëm “Lagje Gay” të Torontos, një lagje në “zemër” të qytetit, I banuar kryesisht nga homoseksualët. Rasti ka tronditur komunitetin homoseksual në metropolet kanadeze. Për vite me radhë banorët homoseksualë i kanë thënë policisë se kishte një “vrasës serial” që iu ishte vënë nga pas, por lutjet e tyre për ndihmë kanë rënë në vesh të shurdhër.

Sipas policisë, MacArthur kishte varrosur kufomat e të shtatë viktimave në kopshtin e klientit të tij, në shtëpinë e të cilit mbante edhe mjetet e duhura për varrosjen e tyre. Trupi i njeriut të tetë u gjet në një kamion, prapa shtëpisë së klientit të tij. Një nga tetë viktimat ishte një ish-shok 67-vjeçar. Të tjerët ishin dy emigrantë nga Afganistani, dy refugjatë të tjerë nga Sri Lanka, një iranian, një turk dhe një kanadez pa shtëpi.

Gjyqi i MacArthur ka nisur më 6 janar 2019. Pas rrëfimit të tij, nuk do të ketë seancë, por vetëm dënimi. Me ligj, ai mund të burgoset për jetë, ose të marrë një dënim minimal prej 25 vjetësh për secilën vrasje. Pranverën dhe verën e kaluar, policia hetoi 75 kopshte në zonën e Torontos, ku kopshtari punonte kohë pas kohe. Ata gjithashtu rihapën 15 vrasje të pazgjidhura nga 1975 në 1997, por arritën në përfundimin se nuk ka gjasa që njerëzit e tjerë të ishin vrarë nga MacArthur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb