Serie A ndalet për herë të dytë këtë sezon si pasojë e pauzës së kombëtareve, një rast i mirë për të bërë bilancet e para pas 7 ndeshjeve, kush ka bërë më mirë e kush ka bërë me keq në raport me një vit më parë. Napoli ndodhet në krye me 21 pikë, 7 fitore në 7, një ecuri perfekte që ka ndezur edhe një herë ëndrrën e tifozëve napolitan. Në raport me një vit me parë, në të njëjtën pikë të sezonit, Napoli ka 6 pikë më shumë.

Serie A
Serie A

Në vendin e dytë me rritjen më të madhe renditet Inter. Pavarësisht se një vit më parë u shpallën kampion, Inzaghi e ka përmirësuar akoma më shumë këtë ekip, të paktën në shifra, pasi këtë vit kanë 5 pikë më shumë. Milan ndodhet në vendin e dytë në renditje, me 19 pikë, por edhe një vit më parë kishin një perfomancë të mirë në start, këtë vit kanë 2 pikë më shumë. Plus një pikë ndodhet Roma e Jose Mourinho ndërsa me të njëjtët kuotë pikësh ndodhet Lazio. Duket e vështirë për tu besuar pas një fillimi shumë zhgënjyes por Juventus ka një pikë më shumë se sa një vit më parë. Keq ka bërë vetëm Atalanta me minus dy pikë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb