Pas dy vitesh pandemi, futbolli po i rikthehet normalitet, në fakt gjërat ndryshuan që sezonin e shkuar, ndërsa këtë vit tifozët nuk do të kenë asnjë kufizim, të gatshëm për të dhuruar spektakël në shkallët e stadiumit.

Interesimi është shumë i lartë në Itali, kjo shihet qartë edhe nga abonimet e kryera deri më tani. Inter kryeson listën e shitje me 41 mijë abonime, të ndjekur nga Milan me 40 mijë. Në vendin e tretë renditet Roma me 36 mijë abonime, por kjo shifër pritet të shtohet akoma më shumë pas afrimit të Dybala dhe projektit të ri të klubit verdhekuq.

Interesim i vakët nga tifozët e Juves, me vetëm 20 mijë abonime, por kjo pasi tifozët ultras ende nuk kanë rezervuar pasi po protestojnë për çmimet e larta. Në të njëjtën kuotë janë edhe tifozët e Lazios. Kujtojmë që Serie A starton më 13 gusht.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb