Kristjan Asllani, nga një i panjohur, brenda pak kohësh arriti të fitojë një vend si titullar në formacionin e Empolin, ndërsa me paraqitjet e tij së fundmi ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve në Serie A.

Inter, Milan, Juve, Napoli, kush më shumë e kush më pak, të gjithë kanë shprehur interesimin për mesfushorin kuqezi, por e ardhmja e tij nuk pritet të jetë në një prej këtyre klubeve, fakt të cilin e pranon agjenti i mesfushorit kuqezi, Mario Cenolli:

Asallani
Asallani

“Ai është edhe në Kombëtare, kam folur edhe pardje me të. Nuk mendoj se do të shkojë te Interi apo Milani, por nuk mund t’ju them se ku do të shkojë. Por ai qëndron në Itali. Djali duhet të shkojë në një klub ku mund të luajë, ai po e tregon veten. Napoli? Nuk i dihet kurrë… Fiorentina apo Sasuolo? Të shohim. Natyrisht ky është mendimi im”, ka deklaruar Cenolli.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb