E mërkura e futbollit italian si rrallë herë pa në fushën e lojës 4 lojtarë shqiptarë titullarë, plus Hysajn që e nisi nga stoli.

Buzëqesh Xhani De Biasi edhe pse jo plotësisht pasi një pjesë e futbollistëve nuk u vlerësuan ndërsa ai që befasoi me paraqitjen e tij ishte Frederik Veseli.

Etrit Berisha: (pa notë) Prezenca e tij u vu re vetëm në fund, kur në një rivënie fundore del huq dhe për pak i dhuron barazimin Peskarës.

Ledian Memushaj: (5) Praktikisht i padukshëm në fushë, prek pak topa, dhe nuk ndërtoj asgjë. Zëvendësohet në minutën e 58′.

Rey Manaj: (5.5) I pafuqishëm kur i duhet edhe të kthehet në mesfushë për të krijuar hapësira, ndërkohë në pjesën e dytë tenton të bëjë presing shumë lartë por pa sukses.

Frederik Veseli: (6) I palodhur, plëngprishës për Insinjen gjatë të gjithë ndeshjes duke dalë shpesh herë fitues në duelet një kundër një kundër sulmuesit të Napolit.

Elseid Hysaj: (pa notë) Luajti vetëm 12′ minuta në sfidën ndaj Empolit, duke mos patur kohë të tregojë vlerat e tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb