Dy kolonat e mbrojtjes kuqezi, Berat Gjimshiti dhe Marash Kumbulla, janë dy nga lojtarët më të lakuar në këtë merkato vere, emrat e tyre i gjejmë në çdo skuadër të madhe në Serie A që kërkon një qendërmbrojtës. Berat Gjimshiti është lidhur këtë periudhë për një transferim të mundshëm në Milano, ky dy klubet, Inter e Milan kanë kryer sondazhe të ndryshime, por së fundmi emri i Gjimshitit përfundon edhe në listën e Juventuesit.

Allegri
Allegri

Trajneri Max Allegri vijon të kërkojë përforcime, pavarësisht se në Torino ka zbarkuar Kostic, kërkon një qendërsulmues dhe një qendërmbrojtës. Luis Muriel i Atalantës është një profil që i pëlqen shumë trajnerit të “Zonjës së Vjetër”, por drejtuesit e klubit nuk dëshirojnë të shpenzojnë pafund, për këtë arsye po mendojnë të përfshijnë në tratativa Kean.

Atalanta
Atalanta

Ideja e Juves është ti ofrojë Atalantës shërbimet e Kean, i cili vlerësohet me 30 milionë euro, në këmbim të Muriel dhe Gjimshitit, të dy lojtarët vlerësohen me nga 15 mln euro për kokë. Sipas mediave italiane, afrimi i Gjimshitit do të rregullonte përfundimisht repartin e prapavijës. Lideri kuqezi është një lojtar me shumë eksperiencë si në Serie A ashtu edhe në Champions.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb