Sandro Tonali, Roger Ibanez dhe Manuel Lazzari janë mes lojtarëve të pezulluar për javën e 18-të të Serie A, ndërsa Sampdoria dhe Lazio janë gjobitur për thirrjet dhe ofendimet e ndryshme.

Gjykata Sportive në Itali dha vendimet e saj pas përfundimit të ndeshjeve të javës së 17-të të Serisë A.

Milani do të duhet të bëjë pa Tonalin për sfidën ndaj Leçes, ndërsa mbrojtësi i Romës, Ibanez është jashtë për takimin ndaj Fiorentinës.

Gjithashtu u dënua me një ndeshje pezullim lojtari i Lazios, Lazzari, mbrojtësi i Salernitanas, Flavius Daniliuc, mesfushori i Sampdorias, Tomas Rincon, Leandro Sernicola i Cremonese dhe dyshja e Bolonjës, Gary Medel e Nicolas Dominguez.

Sampdoria është gjobitur me 10,000 euro për thirrjet diskriminuese kundër Napolit, ndërsa Lazio u gjobit me 8,000 euro dhe Bolonja 5,000 euro për ofendimet e përsëritura.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: