Kampionati italian është zyrtarisht më pak i duruari në Europës. Megjithëse janë luajtur vetëm 22 javë nga ky sezon i Serie A, është rritur në 11 numri i trajnerëve të shkarkuar nga detyra. Me një llogari të thjeshtë, i bie që çdo dy javë të ndryshojë një skuadër të ndryshojë pankinë. Vetëm në 24 orët e fundit Torino dhe Brescia larguan trajnerët e tyre, duke afruar Serie A me rekordin e regjistruar në sezonin 2011/2012 kur gjatë kampionatit u ndyshuan 18 trajnerë.

Mazzarri 821af48f56ff9d958ff37de5512bf42c 500acd6b0c18ac038db7677eca3f79f1
Mazzarri 821af48f56ff9d958ff37de5512bf42c 500acd6b0c18ac038db7677eca3f79f1

Edhe shpërndarja është e gjithanëshme. Nga Milan te Fiorentina, Roma, por edhe skuadrat e tjera më të vogla, të gjitha kanë zëvendësuar stafin teknik. Në këtë “disiplinë”, Serie A kalon të gjitha Ligat e tjera të rëndësishme të Europës. Në vendin e dytë renditet Premier League, që ka larguar nëntë trajnerë deri në këtë pikë të sezonit, ndërsa treshja e parë plotësohet me Bundesligën gjermane ku skuadrat kanë ndryshuar pankinat tetë herë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb