Janë luajtur vetëm dy javë. Sigurisht është ende shpejt, por Serie A duket se ka konfirmuar detaje të rëndësishme në garën për titullin kampion. E para: Juventus mbetet favorit, ndërsa Inter i ka të gjitha kartat në rregull për të rivalizuar “Zonjën e Vjetër”. Kjo e fundit siguroi një fitore dramatike të shtunën, duke kaluar 4-3 një kundërshta direkt si Napoli.

Higuain Juve Napoli
Higuain Juve Napoli

Një sfidë e çmendur ajo e së shtunës në mbrëmje, e vendosur vetëm me një autogol të Koulibaly në minutën e dytë shtesë. Përgjigja e Inter zgjati vetëm 24 orë, teksa skuadra e drejtuar nga Antonio Conte mundi në transfertë 2-1 Cagliari. Lautaro Martinez dhe Lukaku shënuan golat e suksesit për zikaltërit, ndërsa Joao Pedro vetëm sa barazoi përkohësisht rezultatin. Një fitore e rendësishme që zyrtarizon forcën e interistëve, që shohin larg në këtë sezon të kampionatit italian.

Kampionati Italian
Kampionati Italian

Po me pikë të plota, ndjek dy kryesuesit Torino, që ka bërë një start të shkqlyer pas fitores 2-3 në fushën e Atalantës. Nuk kishte fitues në derbin e parë sezonal të futbollit italian.

Italy Soccer Serie A 87ef2abe Ccf1 11e9 80e5 A7e5951f3eba
Italy Soccer Serie A 87ef2abe Ccf1 11e9 80e5 A7e5951f3eba

Lacio dhe Roma ndë nga një pikë pas barazimit 1-1, në një sfidë ku shtyllat mohuan një goleadë të vërtetë. Kolarov kaloi verdhekuqtë në epërsi me 11-metërsh në pjesën e parë. Me rikthimin në fushë, Lacio barazoi me Luis Alberto, duke evituar një humbjen në derbin e kryeqytetit italian.

Milanbrescia15 Min
Milanbrescia15 Min

Tri pikët e para në edicionin e ri të Serie A mori edhe Milan. Të shtunën, kuqezinjtë mundën 1-0 Brescia falë golit të shpejtë të Calhanoglu.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb