Askush si Juventusi në Itali! Bardhezinjtë dominojnë Gadishullin Apenin për herë të 35-të në histori dhe për herën e tetë radhazi, duke u konfirmuar një autoblind që nuk njeh pengesa. Në sfidën e javës së 33-të, torinezët kanë mposhtur Fiorentinën 2-1, duke e bërë matematikisht të pamundur kërcënimin e Napolit, me skuadrën e Ançelotit që ndonëse nuk e kanë luajtur ende sfidën e tyre, janë 20 pikë larg bardhezinjve.

Në “Allianz Stadium”, janë miqtë që shënojnë të parët, me formacionin vllojcë, e cila e gjen rrugën e rrjetës që në mminutën e 6-të me anë të Milenkoviç. Gjithsesi bardhezinjtë nuk demoralizohen dhe realizojnë barazimin në minutën e 38-të me anë të Aleks Sandros.

Juve Kampion
Juve Kampion

Në pjesën e dytë, Juventusi hidhet në kërkim të golit të fitores, që do të kurorëzonte suksesin e madh në shtëpi dhe përballë një rivali historik si Fiorentina, ndërsa do ta gjejë atë pas autogolit të Pecelës në minutën e 53-të. Deri në fund, rezultati nuk ndryshon dhe Juventusi nis festën e titullit 5 javë para fundit të kampionatit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb