Serie A mban frymën në prag të derbit të Italisë. Inter dhe Juventus do të përballen në orën 20:45 për herë të parë në këtë sezon. Përveç rivalitetit historik, kjo sfidë është edhe një test force për dy skuadrat, që deri tani kanë patur një ecuri të ndryshme. Inter kërkon të kthehet te fitorja në kampionat, që mbi të gjitha do të forconte pozitat e skuadrës së Antonio Conte si favorite kryesore në garën për titull. I njëjti diskutim edhe për Juventus. “Zonja e Vjetër” vjen në këtë përballje pas katër fitoreve radhazi përfshirë edhe atë në Kupën e Italisë.

De Ligt Lautaro Martinez Inter Juventus Qjaquhb5z1e41xs3cz0fs55j4
De Ligt Lautaro Martinez Inter Juventus Qjaquhb5z1e41xs3cz0fs55j4

Pirlo dhe të besuarit e tij kanë rikuperuar ndjeshëm në tabelën e renditjes, por kjo provë do të tregonte përfundimisht se janë kthyer sërish në misionin për të mbrojtur titullin për vitin e dhjetë radhazi. Prozhektorët drejtohen nga dy yjet e kësaj sfide, Romelu Lukaku dhe Cristiano Ronaldo. Si Inter ashtu dhe Juventus janë të varur nga sulmuesit e tyre, të cilët sëbashku kanë 27 gola, 12 për belgun dhe 15 për portugezin. Ndërkohë, si Conte ashtu edhe Pirlo shpresojnë të kënë të dispozicion interpretuesit më të mirë për këtë shfaqje të futbollit europian. Në kampin interist ka kaluar shpejt frika për Sensin, i cili nuk ka asnjë dëmtim serioz dhe është gati për sfidën e së djelës. Nga ana tjetër, kampionët në fuqi kanë rikuperuar Chiesa dhe McKennie që mund të zbresin në fushë si titullarë.
(balkanëeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb