Coronavirus kthen sërish kaosin në Serie A. Shkak për këtë është deklarata e ministrit italian të sportit, Vincenzo Spadafora. Ai I ka bërë thirrje Ligës të marrë parasysh ndërprerjen e kampionatit. “Nuk ka sens, në një kohë që po bëjmë sakrifica të mëdha për të penguar përhapjen e virusit te qytetarët, ndërsa lojtarët, arbitrat dhe teknikët të rrezikojnë”, ka thënë ministri.

114310039 803dded5 24c8 405c 89fd 713c5a515fde
114310039 803dded5 24c8 405c 89fd 713c5a515fde

Impakti ka qenë i menjëhershëm, teksa ndeshja e parë e së dileës mes Parmës dhe Spal, që duhej të luhej në orën 12:30 është shtyrë deri në një vendim të dytë. Në këtë mënyrë, rrezikojnë të mos luhen edhe sfidat e tjera në program për ditën e sotme.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: