Napoli afrohet edhe më shumë me titullin kampion. Ekipi i drejtuar nga Lucciano Spalleti ka marrë një barazim 0-0 me Veronën, duke bërë që diferenca me Lazion kryesuese të jetë 14 pikë.

Napoletanët e kishin të vështirë të çanin murin veronez. Osimhen pati mundësinë e artë për t’i dhënë skuadrës fitoren në minutat e fundit, por u ndal vetëm nga shtylla.  Serie A luan në mbrëmje një ndeshje tejet interesante, Interi i Simone Inzaghit pret në San Siro modestët e Monzës.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: