Legjionarët kuqezi ishin sërish protagonistë në këtë javë të Serie A, mbi të gjitha dy portierët e Kombëtares, Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha, dy lojtarët më të vlerësuar. Gardiani i Torinos zhvilloi një 90-minutësh fantastik përballë Milan, duke i dhuruar ekipit granata një pikë:

Berisha
Berisha

“I pagëzuar nga Juric si titullar në këtë fund sezoni, u tregua i zoti në disa momente, mbi të gjitha në goditjet e Calabria dhe Tonali, nota 6,5”. Me të njëjtën notë u vlerësua edhe Thomas Strakosha në fitoren me “poker” golash që Lazio siguroi në transfertë përballe Genoa:

Strakosha
Strakosha

“Mbajti Lazio në lojë në disa momente, i tha jo Ostigard në pjesën e parë. Nuk kishte ç’të bënte në autogolin e pësuar”, nota 6,5. Sarri sërish nuk preferoi Hysaj si titullar, u aktivizua vetëm në minutën e 82-të kur gjithçka ishte e mbyllur.

Asllani Bajrami
Asllani Bajrami

Kjo ishte një fundjavë pozitive edhe për dy legjionarët e Empolit, Asllani dhe Bajrami, të dy titullarë dhe 90 minuta në fushë, të dy të vlerësuar me notën 6: “Andreazzoli i besoi edhe një herë mesfushorit kuqezi çelësat e mesfushës, talenti kuqezi bëri gjithçka në këtë 90-minutësh, organizoi lojën, provoi me goditje nga distanca. Ndryshe nga Asllani, Bajrami hasi vështirësi në pjesën e parë ndërsa në të dytën gjeti ritmit duke vendosur në vështirësi mbrojtjen e Spezia”.

Manaj
Manaj

Pas afro një muaji edhe Rey Manaj zbriti si titullar për Spezia por sulmuesi kuqezi nuk arriti të linte gjurmë, dukshëm jo në kushtet e duhura fizike, nota 5,5.

Kumbulla
Kumbulla

Titullar u aktivizua edhe Marash Kumbulla këtë javë në fitoren 2-1 që Roma siguroi përballë Salernitana, u zëvendësua nga Mourinho me fillimin e pjesës së dytë, nota 5,5.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb