Napoli doli nga gara për titull në Serie A dhe një dorë për këtë kanë dhe dy “xhevahirët” kuqezi, Kristjan Asllani dhe Nedim Bajrami, të dy objektiva të bluve për merkaton e verës. Asllani e nisi ndeshjes si titullar, Andreazoli i besojë çelësat e organizimit të lojës:

“Luan me tempin e duhur dhe në këmbët e tij ka shumë për të treguar. I kudo ndodhur, flirtojë shumë topa të bezdisshëm në zonën e Napolit, nota 6”.

Nedim Bajrami u hodh në fushë si zëvendësues në minutën e 66-të kur ndeshja ishte 0-2 në favor të Napolit. Fantaziti kuqezi zhvilloi një sfidë fantastike, duke ndryshuar totalisht fatet e këtij takimi:

Bajrami
Bajrami

“Dy lëvizje shumë përcaktuese, njëra më e bukur se tjetra. Në më pak se 30 minuta në dispozicion ndryshon gjithçka, ndryshoi ndeshjen duke i dhuruar Empolit në fund një fitore të madhe 3-2 me përmbysje, nota 7”. Një ndeshje pozitive zhvilloi dhe Thomas Strakosha përballë Milan:

Lazio Strakosha
Lazio Strakosha

“Rrezikoi jo pak duke kapur topin me dorë jashtë zone, ky ishte gabimi i tij i vetëm në këtë sfidë, u tregua i zoti në më shumë se një herë duke mbajtur Lazion në lojë, nota 6,5”. Pa notë Hysaj i cili u aktivizua vetëm në minutën e 80-të.

Kjo ishte një javë pozitive edhe për Rey Manaj i cili pavarësisht humbjes që Spezia pësoi përballë Torinos në transfertë, fitoi dhe shndërroi në gol një penallti në minutat shtesë, nota 6”. Për sulmuesin e Kombëtares, ky ishte goli i tij i 5-të sezonal në Serie A. Në këtë sfidë, Etrit Berisha nuk u preferua për asnjë minutë nga Torino.

Me të njëjtën notë u vlerësua edhe Berat Gjimshiti në fitoren që Atalanta e tij siguroi në transfertë përballë Venezia. Nuk u preferua asnjë minutë në këtë javë Marash Kumbulla në humbjen 3-1 që Roma pësoi në transfertë përballë Inter.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb