Me trofeun në duar, Napoli festoi për herë të tretë në histori titullin kampion në Serie A, një vit perfekt që u mbyll me një fitore të pastër 2-0 përballë Sampdoria-s, por e ardhmja shqetëson jo pak tifozët. Spalletti largohet si kampion ndërsa presidenti De Laurentiis e merr me qetësi kur pyetet për trajnerin e ri. Feston dhe Victor Osimhen i cili shpallet golashënuesi më i mirë i Serie A me 26 gola, plus 5 nga Lautaro Martinez.

Lazio e mbyll sezonin e rregullt në vendin e dytë me 74 pikë, plus dy nga Inter. Në vendin e katër renditet Milan, duke konfiguruar katër ekipet që do të marrin pjesë në Champions League sezonin e ri. Atalanta në vendin e 5-të dhe Roma në të 6 do të luajnë në Europa League sezonin e ri.

Juve e mbyll me fitore 0-1 përballë Udineses duke siguruar një vend në Conference League, gjithnjë nëse nuk dënohet nga UEFA. Max Allegri në përfundim të kësaj sfidë, të këtij sezoni, falënderojë djemtë për atë që kanë dhënë në fushë, por kur u pyet mbi të ardhmen e tij la gjithçka të hapur: “Unë bej trajnerin, kjo është një pyetje që duhet t’ia bëni shoqërisë”, u shpreh Allegri. Sezoni i ri i Serie A do të startojë me 20 gusht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb