Sylvinho, trajneri i ri i Kombëtares, shpresonte të shihte në aksion një pjesë të mirë të legjionarëve kuqezi, lojtarët që do të ketë në dispozicion për këtë aventurë në krye të Shqipërisë, por java e 16-të e Serie A, e para për këtë vit, i pa të gjithë në stol, përjashto Ismajlin.

Jose Mourinho vijon të mos e shoh Kumbullën titullar, minutat për të kanë qenë me pikatore në këtë sezon të Serie A, nuk u preferua asnjë minutë as kundër Bologna-s.

1658832329 Kumbulladhemourinho
1658832329 Kumbulladhemourinho

E njëjta histori edhe me Berat Gjimshitin, “diga” kuqezi po humbet pak nga pak statusin e tij si titullar tek Atalanta, kundër Spezia nuk u preferua asnjë minutë.

Asnjë minutë as për Elesid Hysaj, Sarri vijon të mos i besojë në Serie A.

Nuk shijojë asnjë minutë as Kristjan Asllani, përballë Napolit, Inzaghi e blindoj në stol.

Bajrami
Bajrami

I vetmi legjionar që zbriti titullar këtë javë ishte Adrian Ismajli, statusi i tij tek Empoli nuk ndryshon. Në përfundim të sfidës kundër Udineses u vlerësua me notën 6. Si zëvendësues në minutën e 71-të u aktivizua Nedim Bajrami.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb