Në ditën e Pashkëve, Inter festoi nga divani titullin e 19-të në histori falë blofit të Atalanta. Bergamaksët nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në transfertë përballë Sassuolo ku shpërdoruan jo vetëm një 11-metërsh por mbi të gjitha mundësinë për tu shkëputur nga bashkëjetesa me Juve dhe Milan, dy ekipe të tjera që gjithashtu kanë një objektiv të përbashkët, të sigurojnë një vend në Champions League. Katër javë përpara fundit, beteja për të kapur Champions është me e fortë se kurrë, Atalanta, Juve e Milan ndodhen në kuotën e 69 pikëve, dy më shumë se sa Napoli.

Blutë e Gatuzo dogjën një mundësi të shkëlqyer teksa Cagliari i mori një pikë në minutë ne 94-ët. Të dielën në “Stadium”, në Torino, do të zhvillohet një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij fund sezoni, Juventus-Milan.

“Zonja e Vjetër” u kthye me një fitore me përmbysje 1-2 kundër Udine, një sukses që mban firmën e C.Ronaldo. Ylli portugez shpërtheu me një “dopjetë” në pjesën e dytë duke i dhuruar bardhezinjve një fitore jetike. Ky ishte goli i 99 i CR7 me fanellën e Juves. Në sfidën direkte me Milan, Ronaldo thirret edhe një herë në apel pasi kjo sfidë pritet të përcaktojë shumë se kush nga dy ekipet do të ketë më shumë përparësi për të siguruar një biletë për në Champions.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb