Titulli në Serie A është një çështje e mbyllur, Inter pret vetëm matematikën për të festuar ndërsa pesë ekipet poshtë zikaltërve janë në garë me kohë të plotë për një vend në Champions League. Në gjashtë javët e fundit, Serie A pritet të jetë “zjarr”, një “luftë” e hapur për të siguruar një vend në turneun më të rëndësishëm në rang klubesh. Nga Milani i vendit të dytë me 66 pikë dhe deri tek Napoli i vendit të pestë diferenca është vetëm tre pikë. Në këtë garë nuk mund të përjashtohet as Lazio, kryeqytetasit ndodhen në vendin e gjashtë me 58 pikë por kanë në dispozicion edhe një ndeshje më shumë.

Serie A
Serie A

Napoli arriti një fitore madhështore 5-2 ndaj Lazios duke iu afruar edhe më shumë zonës Champions, diferenca me Juven e vendit të katër është vetëm dy pikë. Jashtë kësaj gare mbetet Roma pas barazimit 1-1 me Atalanta. As kuqezinjtë nuk mund ta bëjnë gjumin e qetë në gjashtë javët e fundit, diferenca me Atalanta dhe Juve është vetëm një pikë, humbje si ajo kundër Sassuolo nuk duhen të përsëriten më nëse nuk dëshirojnë të humbasin dhe objektin të vetëm, pjesëmarrjen në Champions League.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb