MAQEDONI E VERIUT

Për të dytën ditë radhazi Maqedonia e Veriut ka shënuar 5 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit. Nga dy viktima janë shënuar në Shkup dhe Tetovë, kurse një në kumanovë.

Ndërkohë janë rritur rastet e reja me koronavirus. 120 janë shënuar nv 24 orëshin e fundit, kurse 78 kishte dje.

Shkupi vijon të jetë vatra e nxehtë me 63 raste tv reja, kurse Tetova ndjek e dyta me 14. Pavarësisht shtimit të rasteve dhe viktimave sidomos në qershor- korrik, Maqedonia e Veriut ka vijuar me rihapjen, duke kërkuar vetëm përdorimin e detyrueshëm të maskës si dhe distancimin social.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb