GREQI
Greqia ka regjistruar për të dytën ditë radhazi 98 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit.
Sa i përket rasteve të reja, vërehet një rënie në 1 mijë e 383 të infektuar këtë të shtunë. Kryesimin vijon ta mbajë Selaniku me 305 raste kurse Atika 260.
Totali i viktimave nga COVID-19 në Greqia ka shkuar në 2 mijë e 902 teksa problematike mbetet situata në spitale, pasi janë 594 pacientë në intubim.
(BalkanWeb)