Kapet serish drogë në kufi me Greqinë. Policia greke ka sekuestruar rreth 56 kg marijuanë në Igumenicë në kuadër të një operacioni të zhvilluar mëngjesin e sotëm.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një automjet që vinte nga kufiri i gjelbër, janë gjetur dhe sekuestruar 2 çanta me 48 pako që përmbanin 55 kg 618 gram marijuanë. Ndërkohë, në pranga ra drejtuesi i mjetit, një shtetas grek.

Gjate kontrolleve në dy banesa në pronësi të tij u gjeten dhe sekuestruan 104 gram marijuanë, 1345 euro, 2 celulare, 1 peshore. Mjeti i sekuestruar rezulton i marrë me qira.

  • foto galeri
  • foto galeri

Prej fillimit te vitit, policia greke ka sekuestruar ne zonat kufitare rreth 470 kg marijuane qe vinin nga Shqiperia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: