PËRMET- Një tjetër operacion antidrogë është zhvilluar nga efektivët e policisë së Përmetit dhe të Gjirokastrës, duke çuar në sekuestrimin e 88 kg kanabis dhe arrestimin e 4 të rinjve. Droga është gjetur në makinën e njërit prej tyre, ndërsa shoqërohej nga një tjetër makinë ‘eskortë’ ku ndodheshin 3 bashkëpunëtorët e tij.

droga Permet (1)

OPERACIONI
Shërbimet e Policisë së Komisariatit të Policisë Përmet dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, falë dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë goditur një tjetër rast të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.

Si rezultat i operacionit “Fundjava”, të zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër, në rrugën nacionale Këlcyrë- Përmet, në vendin e quajtur “Kthesa e Frashërit”, në automjetin me targa PR 0759 A, me drejtues shtetasin Zhulien Bezati, janë gjetur 10 pako të mbështjella me letër natriban, në brendësi të të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa me peshë totale 88 kilogramë.

Automjeti i mësipërm shoqërohej nga automjeti tjetër me targa AA 848 NC, në të cilin ndodheshin shtetasit Jurgen Bezati, Maldit Bezati dhe Rei Çibuku.

droga Permet (3)

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P Gjirokastër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Jurgen Bezati, 23 vjeç, banues në fshatin Piskovë, Përmet;
Rei Çibuku, 22 vjeç, banues në fshatin Piskovë, Përmet;
Zhulien Bezati, 27 vjeç, banues në fshatin Piskovë, Përmet;
Maldit Bezati, 24 vjeç, banues ne fshatin Piskovë, Përmet.

Lënda narkotike dhe dy automjetet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: