Nuk ka kaluar më shumë se një muaj por duket një shekull. Ibra kundër Lukakut, sërish kokë më kokë, por këtë herë përballja ndërmjet dy gjigandëve s’postohet në Serie A, në derbin e Milanos, një ndeshje që pritet të thotë shumë në garën për titull. Lukaku vjen pas një dopjete dhe një asisit, një mbrëmje e veçantë përballë Lazio që i dhurojë Inter kreun e klasifikimit. Nga ana tjetër është Ibra, lideri absolut në dhomat e zhveshjes, por kuqezinjtë në këtë periudhë kanë humbur pak nga shkëlqimi i zakonshëm, shihet qartë lodhja në këmbët e tyre. Nëse Inter arrin të fitojë derbin do të një hap përpara të gjithëve, favorit absolut për të triumfuar në Serie A, nëse Milan do të festonte në fund do të tregonte edhe një herë se dinë të ri ngrihen dhe të fitojnë atëherë kur duhet, kundër ekipeve të mëdha.

Lukaku Ibrahimovic Fight Inter Ac Milan 2021 C638tioaot5u1lv34ltmfcrj4
Lukaku Ibrahimovic Fight Inter Ac Milan 2021 C638tioaot5u1lv34ltmfcrj4

Për herë të parë pas kaq shumë vitesh Inter dhe Milan udhëheqin të distancuar nga Juventus, një tjetër lajm pozitiv për dy ekipet e Milanos. Ky pritet të jetë një derbi me të vërtetë i bukur për tu parë pasi të dy ekipet vijnë më grupin e plotë, gjithnjë nëse COVID-19 nuk rezervon ndonjë surprizë deri në ditën e ndeshjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb