DURRËS

Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni në Portin e Durrësit. Kompania e cila importonte banane me kontejner rezulton të jetë sërish “Alba Exotic Fruit”, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Dyshohet se janë 2 pako me 10 kilogram drogë në total.

Kontejneri kishte disa ditë që kishte mbërritur në Durrës dhe mbahej nën vëzhgim nga autoritetet.

Hera e katërt që kapet kokainë në kontejnerët e “Alba Exotic Fruit”. Në korrik kësaj kompanie iu kap 3 herë kokainë

13 korrik- 11.65 kg kokainë

23 korrik- 6.5    kg kokainë

29 korrik- 7.25  kg kokainë

7 shtator- Rreth 10 kg kokainë

Menaxheri i kompanisë, Bajron Gumeni është arrestuar dhe ndodhet në burg momentalisht kurse administratori Eduart Dauti ndodhet në arrati dhe është në kërkim nga autoritetet e Shqipërisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb