TIRANE– Sërish ndryshime në radhët e drejtuesve të Policisë së Shtetit. Kështu vala e ndryshimeve ka prekur edhe Drejtorinë së Policisë së Beratit, ku kreu i saj është emëruar Artion Duka. Ky i fundit zëvendësoi Dilaver Shimajn.

Gazetari Klajdi Bodlli raportoi për ‘BalkanWeb’ se Fran Rica është emëruar Shef i seksionit të Krimit Ekonomik, Bujar Ahmeti, drejtor i Forcës se Posaçme Operacionale.

Sakaq, Sokol Sejfollari u emërua këshilltar pranë drejtuesve të policisë, ndërsa më parë mbante detyrën e postin e Shefit të Anti-drogës.

Kujtojmë se këto lëvizje vijnë në një kohë kur ka nisur edhe vettingut në Policinë e Shtetit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb