Kryeministri Edi Rama iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve të mbajnë maskën anti-Covid, për të shmangur një mbyllje të dytë nga virusi i rrezikshëm.

Rama tha se duhet shmangur me çdo çmim mbyllja e përgjithshme apo e pjesshme, ndërsa shtoi se çmimi për këtë është i pagueshëm, mbajtja e maskës dhe ruajtja e distancës.

“Do të shmangim me çdo çmim mbylljen e përgjithshme apo edhe të pjesshme të një zone. Çmimi nuk është aspak i lartë, është i pagueshëm, të vënë maskën. Shoh një pjesë që e kanë bërë maskën si shall. Duhet të mbajmë maskën, të evitojmë vendet ku ka njerëz, se aty ndodh, në klube, apo ku kërcet dhe ndonjë muzikë. Fillon ngrihet zëri, hidhen më me guxim ato spërklat e famshme dhe ja ku e more, e çon në shtëpi dhe ua lë peshqesh prindërve, e pastaj gjen belanë. Ky nuk është çmim i pamundur për të qenë seriozë. Tmerr e kam maskën, kur duhet ta vë sa dal nga shtëpia, por nuk ka rrugë tjetër për të mbrojtur njerëzit”, deklaroi Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: