Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev shprehet kundër një mbyllje të dytë për shkak të koronavirusit. Zaev pohoi se ora policore dhe karantina do të jenë opsionet e fundit ndaj valës së re të pandemisë, ndërsa iu bëri thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat mbrojtëse në mënyrë që të mos përkeqësohet situata për skenarin më të keq shëndetësor dhe ekonomik.

“Të gjitha sugjerimet e reja të KSI-së do t’i respektojmë, por unë personalisht nuk jam mbështetës i një ‘lock doën’ apo të mbylljes së plotë. Nuk përkrahi as orën policore, por mbështes çdo nismë të parandalimit të përhapjes së mundshme të infektimeve. Qeveria ka mekanizma, nuk është vetëm gjendja e jashtëzakonshme apo ligji. Kemi mundësi të shpallim gjendje krize sipas ligjit përkatës të mikro-regjioneve, regjioneve apo të gjithë shtetit”, -tha Zoran Zaev.

Nga ana tjetër sistemi shëndetësor është duke u mobilizuar me të gjitha kapacitetet mjekësore dhe objektive. Ministri Filipçe tha se edhe studentët e vitit të 6 të Mjekësisë janë angazhuar me punë praktike në Qendrat e Shëndetit Publik, në Institutin e Shëndetit Publik dhe në Inspektoratin Shtetëror Sanitar Shëndetësor, të cilët përgatisin anketa epidemiologjike dhe mbikëqyrje të personave të kontaktit me të sëmurët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: