Numri i rasteve dhe viktimave nga COVID-19 në Greqi vijon të jetë i lartë.

Mediat helenë bëjnë të ditura se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 43.386 persona të infektuar, e nga ana tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me virusin 62 qytetarë.

Këto shifra, sipas autoriteteve, janë ndikuar nga prania e variantit Omicron në Greqi. Po ashtu, në intubim ndodhen 628 qytetarë.

Kujtojmë se dje, e martë, janë regjistruar 50,126 raste të reja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb