Aktori i njohur i humorit Donald Veshaj, po vazhdon të jetë një emër shumë i përfolur në shoëbizin shqiptar.

Ai këtë kohë ka qenë tejet i komentuar për marrëdhënien me prezantuesen Bora Zemani.

Kjo për shkak të një postimi të bërë në rrjete sociale, ku u shpreh se është penduar për atë që ka bërë në Big Brother dhe se shpreson që ‘bora’ të shkrihet sërish.
Ndërkohë, një reagim në internet u bë edhe nga vet ylli i “Përputhen” duke treguar se momentalisht nuk ka asgjë mes tyre.

Sakaq, krijuesi i hitit “Nuk je” në një postim të bërë ditën e sotme mori vëmendje të madhe me përshkrimin.

“Thjesht bëni atë që ju bën të lumtur”, tha ai.

Kujtojmë që Veshaj nisi një romancë të re dashurie me këngëtaren Beatrix Ramosaj, e cila përfundoi menjëherë pas spektaklit.

Lidhja e tyre nisi mes një raporti të komplikuar që kishte me Zemanin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb