Parlamenti shënoi sërish ‘përplasje’ mes deputetëve të opozitës dhe kryetares së parlamentit, Elisa Spiropali, teksa u prezantua për votim projekt-ligji për energjinë.

Gazment Bardhi kërkoi që e pranishme në seancë të jetë edhe ministrja përkatëse. ministrja Belinda Balluku. Ndërsa, Spiropali tha se ministrja nuk do jetë sot në parlament. Më tej, ata replikuan me njëri-tjetrin, ku nuk munguan akuzat.

Taulant Balla, ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin: Harxhuat energji kot për 30 minuta këtu. Ne duam të kalojmë projekt-ligj në fushën e eficensës energjitike të ndërtesave. Ligji na afron me BE. Kemi plan kombëtar për rinovimin e ndërtesave.

Gazment Bardhi: Zonja Spiropali, pse kërcënoni deputetët?  Belinda Balluku duhet të jetë në Kuvend.

Elisa Spiropali: Bëj pyetje për projekt-ligjin.

Gazment Bardhi: Zonja kryetare, ti po sillesh si zonja Ermonela Felaj.

Elisa Spiropali: Keni rënë në batak.

Gazment Bardhi: Batakun mos ma trego mua. Shtyje projekt-ligjin. Zonja Balluku duhet të ishte në seancë plenare, që të përgjigjet, duke qenë se ligji që mund të kalojë është për energjinë.

Flamur Noka: Je kryetare parlamenti ti apo çfarë je?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: