ELBASAN- Rikthehet problematika në rrugën Elbasan-Gjinar. Ditët e fundit ka patur vështirësi me qarkullimin e mjeteve në segmentin e Shelcanit. Një pjesë e konsiderueshme e segmentit rrugor vijon të mbetet e rrezikshme për përdoruesit e rrugës.

Emergjencat Civile raportojnë se për shkak të dëmtimit të trasesë së rrugës në këtë segment, u rrezikohet jeta e drejtuesve të automjeteve dhe pasagjerëve që qarkullojnë në këtë aks që lidh qytetin e Elbasanit me zonën e Gjinarit.
rreshqet toka
Burime për “BalkanWeb” sqarojnë se aktualisht, është kërkuar që të ndalohet qarkullimi nga Shelcani drejt Gjinarit, dhe të shfrytëzohet “by pass-i” i ndërtuar gjatë kohës ku ndodhi dëmtimi i këtij segmenti rrugor nga rrëshqitjet.
rreshqet toka3
Rruga Elbasan-Gjinar është një nga rrugët e mbetura të papërfunduara e nisur që në 2011, për të cilën disa javë më parë u bënë arrestime të shumta mes të cilëve edhe ish-drejtorë të Rrugëve, administratorë të firmës ndërtuese dhe supervizori.
rreshqet toka5

toka

dhera

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb