Papa Françesku është sëmurë sërish, sipas një njoftimi të Vatikanit dhe për këtë arsye do të anulojë të gjitha planifikimet për ditët e ardhshme.

“Për shkak të gjendjes shëndetësore, Papa Françesku nuk mori pjesë në shërbim dhe nuk u takua me besimtarët”, tha zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni, por nuk dha detaje të mëtejshme për shëndetin e Papës.

Kujtojmë se Papa Françesku u shtrua në spital për disa ditë për shkak të bronkitit marsin e kaluar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: