SHKUP- Përfaqësues të shoqatave të ndryshme maqedonase janë duke protestuar sot para ndërtesës së Kuvendit, kundër Ligjit të gjuhëve si dhe zgjidhjes së kontestit të emrit me Greqinë.

Protestat po mbahen në kohën kur në Kuvend po shqyrtohet në lexim të tretë Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, i cili nuk u firmos nga presidenti Ivanov dhe u ridërgua në Kuvend për rishqyrtim.

Protestuesit gjithashtu po nënshkruajnë edhe një peticion kundër qeverisë aktuale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb